400 euro për të djegur zyrën e noterit, Marjo Sinani pranon krimin, por nuk tregon financuesin

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg Marjo Sinanin, të dyshuarin kryesor për diegien e zyrës së noterit në këtë qytet. Vetë 41-vjeçari ka pranuar akuzën ndërsa ka deklaruar se nuk e njeh personin që e ka porositur për kryerjen e krimit por ka pranuar se e ka kryer ngjarjen kundrejt një pagese prej 400 eurosh.

Marjo Sinani pranoi para gjykatës së Sarandës se është autori i zjarrvënies në zyrën e noterin e Aleko Anagnosti, I arrestuar për tjetërsimin e pronave në qytetin bregdetar.

Para togave të zeza i dyshuari ka thënë se ishte porosituar nga një person i panjohur për të kryer aktin kundrejt një pagese prej 400 eurosh.

“Një person që nuk e njoh më ka kërkuar të vendos zjarrin” mesohet te jete shprehur Sinani.

Prokurori Ilir Hoxha kerkoi masën e sigurise “Arrest ne burg” e cila eshte pranuar edhe nga Gjyqtari Fatmir Ndreu.

41 vjeçari me precedent të mëparshëm penale për sulme me eksploziv dhe zjarrvënie njihet edhe si përdorues narkotikësh.

Ai dyshohet se u fut në zyrën e noterit në lagjen numër 1 të qytetit dhe i vuri flakën duke djegur një pjesë të arkivës së dokumenteve.

Kur blutë e vunë në pranga i gjetën edhe rrobat që kishte veshur dhe një sasi benzinë që përdori gjatë zjarrvënies.

Një nga videot e siguruara nga “Ora News”, janë sekuencat ku mendohet pas vendosjes së zjarrit, Sinani ikën në shtëpi dhe është me kanatiere. Në video ora është 01:15 e datës 6 qershor 2022.

Dyshimet e grupit hetimor janë se 41 vjeçari Sinani është paguar nga persona të tjerë për të djegur arkivën e dokumenteve të noterit të dyshuar për falsifikime.

Qëllimi i ngjarjes besohet se ka qenë shkatërrrimi i kontratave noteriale e shkresave të tjera që mund të jenë prova dhe dëshmi për abuzime dhe shkelje ligjore.

Hetimet vijojnë ndërsa ndaj Sinanit është ngritur akuza e "Shkatërrimit të pronës me zjarr".