Kosovë Shqipëri: 1 orë mësimi për Lidhjen e Prizrenit

Në 144 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit shkollat në Shqipëri e Kosovë i dedikuan një orë mësimore ngjarjes së rëndësishme historike.

10 qershori i vitit 1878 shënoi një moment përbashkimi të të gjithë shqiptarëve të cilët kundërshtuan copëtimin e trojeve nga fuqitë e mëdha.

Nxënësit përkujtuan udhëheqësit që shenjuan Lidhjen e Prizrenit, figura të cilat historia i lind rrallë.

Jetmira nxënëse në klasën e 8-të në shkollën “Dom Nikoll Kaçorri” risjell fjalët e Abdyl Frashrit thënë në Kuvend afro një shekull e gjysmë më parë.

Mësuesit thonë se përmes orëve të tilla brezi i ri njihet me historinë e kombit dhe figurat të cilat jetën ja dedikuan atdheut.

Lidhja e Prizrenit përbën organizatën e parë politike dhe ushtarake të mbarë kombit shqiptar. Edhe pse u shtyp 3 vite pas krijimit ajo pati një varg arritjesh me rëndësi të madhe historike.