Rikthehen protestat para shtatorit, Berisha: Jemi me keq se në komunizëm, do të jemi bllok opozitar

Sali Berisha, pasi u rikthye ne krye te PD-se, do te thërras protesta kundër Qeverise Rama, duke marr shkak edhe nga situata ekonomike. Ai tha se shtatori është larg, duke lënë te kuptohet se protestat do te jene afër ndërsa për këtë qellim te shtunën ne mesdite ka thirrur ne takim kryetaret e degëve. Gjate konferencës me mediat, ai kishte një thirrje për ndërkombëtaret ndërsa foli dhe për marrëdhënien me Ilir Metën.

Sali Berisha, duket se nuk do të pres shtatorin për te thirrur protesta kundër qeverisë Rama.

Ai tha se Shqipëria është me keq se ne kohen e komunizmit, ndërsa sipas tij qytetaret po ziejnë për shkak te kushteve të vështira ekonomike. 

“PD duhet të bëjë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga sistemi monist dhe vetëm shqiptarët mund të bëjnë këtë.”

Një thirrje ai kishte edhe për ndërkombëtarët, duke iu kërkuar të mbajnë qëndrim kundër Ramës. 

“Të ndërpresin çdo mbështetje për regjimin monist të Edi Ramës, si një kontribut për rivendosjen e sistemit demokratik dhe balancës së pushteteve në vend.”

Ne bashkëbisedimin me gazetaret, Berisha,  foli edhe për zhvillimet e tjera, duke komentuar edhe mbylljen e derës nga gjermanët. 

“Çdo ditë ndihem më i motivuar se kurrë nga shqiptarët dhe mbështetja e tyre.”

Ai, foli serish për marrëdhënien me Ilir metën, i cili në ditët e fundit duket se lëvizjet e tij nuk i kanë shkuar për shtat rikthimit te Sali Berishës.

Ai tha se nuk ka asnjë hatërmbetje, ndërsa njoftoi se do te ketë një front opozitar, duke  e justifikuar faktin pse Meta, firmosi nga Stambolli, edhe pse sipas tij raundi i 4 mund të digjej.