"21 vite diferencë me bashkëshortin, thjesht një numër", Karafili: Nuk bëjnë kompromise për lumturinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2022, 21:44
Sopranoja e talentuar Simona Karafili ka dëshmuar që vitet në një marrëdhënie nuk tregojnë asgjë. Ajo ka 21 vite diferencë me bashkëshortin e saj.
Gjatë një interviste në RTV ORA në emisionin “Jeto me orën” Karafili shprehet se 21 vite për të dhe bashkëshortin e saj janë thjesht një numër.
Ajo tregon se ato janë një çift i cili nuk bën kompromise për punët e lumturisë dhe rehatisë me veten.
"Janë 21 vite, nuk janë shumë pak, janë shumë të themi të vërtetën por për ne është thjesht një numër. Për sa kohë që ndihemi siç ndihemi me njëri tjetrin, plus të dy jemi natyra që nuk bëjmë kompromise për punët e lumturisë dhe rehatisë me veten, kështu që për ne është thjesht një numër", tha ajo.
