Ka një mënyrë të thjeshtë për të shtuar vite në jetën tuaj
Ekspertët thonë se një dozë optimizmi mund të jetë po aq e rëndësishme sa djersitja në palestër kur bëhet fjalë për të shtuar vite në jetën tuaj.
Sipas një studimi ku u përfshinë 159,255 gra, rezultoi se ato që ishin optimiste kishin më shumë gjasa të jetonin pas moshës 90 vjeç, krahasuar me ata që kishin qasje pesimiste.
Studimi u zhvillua nga disa mjek dhe në fund të studimit, ato pohuan se optimizmi lidhej me një rritje prej 5.4 për qind të jetëgjatësisë.
Lidhja midis optimizmit dhe një jete më të gjatë u vu re në të gjitha grupet etnike dhe racore.
Ajo që ndikoi në gjetjet, thanë studiuesit, ishin faktorët e stilit të jetesës si për shembull zgjedhja e ushqimeve të shëndetshme. Gjithashtu një çështje tjetër kishte të bënte me mbështetjen që merrnin këta njerëz kur ishin në vështirësi./THE SUN/
