Jurgen Kaçani, emocioni i dajës për nipin

Jurgen Kaçani është këngëtari i talentuar i zhanerit popullor i cili ka bërë për vete shumë adhurues të këngëve të tij.

Së fundmi Jurgeni ka sjellë dhe projektin e ri, një këngë kushtuar nipit të tij me titull “Nipçe”.

I ftuar në emisionin “Jeto me orën” Jurgen Kaçani rrëfeu për karrierën si dhe ndjesinë e të qenit dajë.

Jurgen Kaçani: Ndryshe nga të gjitha projektet e mia që i kam menduar paraprakisht, kënga për nipin tim ka ardhur krejt rastësisht, një projekt nga zemra do ta quaja, e kam publikuar direkt pas lindjes së nipit.

Edhe pse ishte një këngë që Jurgeni e kishte menduar që më shumë të pëlqehej nga familjarët sidomos nga motra Mariola, duket se kjo këngë ëshë pritur shumë mirë edhe nga publiku.

Ndërsa po fliste për karrierën dhe fillimet e tij tregon se  ka nisur të merret me muzikë që në moshë fare të vogël, që kur merrte pjesë në festivalet e Vlorës duke u vlerësuar kështu edhe me çmime.

Kënga e tij e parë ka qenë bashkëpunimi me Mariolën, një potpuri vlonjate.

Ndërsa kthejmë vëmendjen nga jeta personale e Jurgenit, ai është një bashkëshort dhe baba i një vajze 2 vjeçare. Edhe pse angazhimet e tij në evente, dasma, koncerte etj duket se e menaxhon shumë mirë edhe kohën që duhet të kalojë me familjen e tij.

Një tjetër moment emocionues për Jurgenin ishte dhe videomesazhi surprizë nga Mariola dhe bashkëshortja e tij Festime.

Ndërsa kthejmë vëmendjet nga planet e së ardhmes duket se Jurgeni do të jetë shumë i angazhuar në koncertet verore.