"Më duket sikur kam qenë grua gjithnjë." Jeta me halle e gjyshes së famshme në Tik- Tok
E ftuar në emisionin “Jeto me orën” ishte gjyshja e famshme në Tik- Tok, Burbuqe Elezi.
Ajo tregoi tregoi se është hasur me shumë vështirësi në jetë ku përmendi problemet me shëndetin e saj dhe kujdesin që i duhet të ketë për vëllain dhe djalin e vëllait që janë të sëmurë.
Burbuqe Elezi: Nga shëndeti nuk më ka ecur, më ra paralizë, pata kancer. Kam dhe një vëlla dhe djalin e vëllait që janë të dy të sëmurë. Janë totalisht invalidë. Prandaj ky tik-tok më dha mundësinë të kaloja një pjesë të jetës ku të gjeja pak gëzim. Është shumë e vështirë të kujdesesh për to për shkak të sëmundjes që kanë. Një pjesë të mirë të ditës ua përkushtoj atyre. Stresi më i madh është gatimi. Duhet të ngrihem që në mëngjes, duhet ti laj t'ju jap ilaqet. Në tik-tok, e them me zemër, i falenderoj të gjithë, shumë njerëz më kanë mbështetur dhe unë kam gjetur një përkrahje shoqerore.
"Nga fëmijëria mbaj mend shumë pak, një fëmijëri shumë të vështirë. Më duket sikur kam lindur këshu e madhe gjithë jetën time, sikur kam qenë grua gjithë jetën time, pa asnjë memorje fëmijërie as lojëra as lodra", u shpreh ajo.
