Nga pavioni i kirurgjisë në skenë, Elsiabeta Marku rrëfen kthesën në muzikë
E rritur në një familje të madhe, mes maleve të Shkodrës, Elizabeta Marku u dashurua me këngën që në fëmijëri.
Ajo u rrit me tingujt e çiftelisë, instrumentit të dashur të malësorëve. Ishte gjyshi dhe i ati që i'a kultivuan muzikën këngëtares.
Në një moshë të re ajo u shkëput nga pasioni për të ndjekur ëndrrën e nënës së saj e cila donte ta shihte të bijën mjeke.
Elizabeta përfundoi Universitetin e Mjeksisë , e ushtroi profesionin për disa vjet. Por duket se kujtimet e fëmijërisë do ta ktheheni atë sërisht drejt pasionit të vjetër.
Tashmë prej dy dekadash ajo i është përkushtuar tërësisht muzikës.
E ftuar në emisionin “Jeto me orën” Elisabeta Marku rrëfeu më tepër për karrierrën e saj ndër vite.
E ndërsa kthejmë vëmendjen nga fëmijëria Elisabeta shprehet se ka dashur te bëhet këngëtare që në moshë fare të vogël pasi është rritur mes këngës. Edhe pse nëna e saj ka dashur qe këngëtarja të bëhej një mjeke ajo sot është mbështetja e saj më e madhe në karrierën e Markut drej muzikës.
Ka një mënyrë të thjeshtë për të shtuar vite në jetën tuaj
9 Qershor, 18:46
Një ndër këngët që i kërkohet më së shumti nëpër dasma janë “Kënga e Gurbetit”, “Një letër”, “Asnjëherë su bëre dhëndër” etj.
Elizabeta Marku: Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur e rrethuar me ëndrra dhe plot me dashuri, në një familje modeste, mund të them që jam rritur shumë e lumtur.
Si të gjithë artistët edhe Elisabeta e ka ndjerë vështirësinë e periudhës së pandemisë. Së fundmi këngëtarja ka sjellë për publikun projektin e saj më të ri me titull “Malësore Qejflie”. Duket se ky projekt është pritur mjaft mirë nga publiku, madje edhe në rrjetin social Tik-Tok duke u përdorur edhe si musical prej përdoruesve të shumtë.
Së shpejti Elisabeta vjen me një projekt të ri muzikor për sezonin veror që na pret para.

