Sabina Mete: Ja si raportohet në gazetarinë sportive

Sabina Mete është moderatorja simpatike e  ribrikës sportive, një moderatore  e cila ka spikatur jo vetëm për aftësitë e saj në moderim por e cila ja ka dalë të menaxhojë edhe panele me meshkuj që duket se hera herës është e vështirë ti menaxhosh.

E ftuar në emisionin “Jeto me orën” Sabina Mete foli më shumë për karrierrën e saj si dhe momente nga jeta e saj personale.

Ajo u shpreh se në Shqipëri profesioni si moderatore sporti është i paragjykuar.

Sabina Mete: Paragjykimet nga shqiptarët janë të shumta dhe gazetaria e sportit gjykohet dyfish më shumë, por mua s'më intereson shumë se fjalët i merr era dhe era fryn në çdo kohë.

Fillimet në gazetari për Sabinën kanë qenë që në moshën 20 vjeçare dhe dalja e saj e parë në ekran ka qenë shumë e sikletshme madje ajo shprehet se edhe sot kur e shikon atë video emocionohet kur e rishikon. Gazetaria sportive është ai zhaner që shpeshherë etiketohet si “goca e sportit”.