Me “Alkool”, Ylli Limani dhe Noizy, publikojnë hitin e verës, në klip modelja e njohur (VIDEO)

Reperi i njohur Noizy, i cili së fundmi ka qenë kryefjalë e mediave pas sherrit të bujshëm me Cllevion, ka publikuar së fundmi këngën në bashkëpunim me këngëtarin Ylli Limani.

Kënga e titulluar “Alkool” duket se do të jetë hiti i kësaj vere. Këngëtarët kanë zgjedhur detin për videoklipin, ndërsa teksti i këngës është shumë domethënës.

Në videoklip vëmendje të madhe ka marrë dhe protagonistja, e cila është modelja e njohur, Sara Kolami.

Për më shumë, dëgjoni këngën: