Gjyshja e Tik- Tok tregon si u njoh me të shoqin, ditën e dytë e çoi në shtëpi
E ftuar në emisionin “Jeto me orën” gjyshja e famshme në Tik- Tok, Burbuqe Elezi tregoi se si u njoh me bashkëshortin e saj.
Ajo tregoi se në atë kohë ka pasur nënën në spital dhe rrugës teksa po shkonte të takonte nënën e saj e ndalon një djalë i cili ishte në atë kohë 19 vjeç.
Gjithashtu tregoi dhe momentin e reagimit të saj kur ai i ka folur.
"Më thotë 'goce ka mundësi një minutë'. Unë shkallova, ishte dhe i pashëm. Folëm dhe pak, i tregova që kisha nënën në spital", tha ajo.
Burbuqja tregon se ditën e nesërme ato u takuan bashkë dhe madje, shkoi në shtëpinë e tij dhe takoi vjehrrën.
"Të nesërmen vajta prap te spitali dhe pasdite më mori dhe vajtëm te vjehrra. Dytën e dytë më çoi te vjehrra ime. Vjehrra hapi derën të hynte burri brenda, i thotë 'nusja ime'. Dhe shiko ku jemi", rrëfeu ajo.
