Mbrojtja e vlerave profesionale/ Tafaj: Hapja e një salloni estetike të shoqërohet me kërkesa strikte
Shoqata e Profesionisteve të Përkujdesit dhe Artit Trupor organizoi një konferencë ku kërkoi që hapja e një salloni estetike apo parukerie të shoqërohet me kërkesa strikte për kualifikimin e profesionistëve që do të punojnë në të.
Shoqata e Profesionisteve të Përkujdesit dhe Artit Trupor (SHPPAT), organizoi “Konferencën e anëtarësisë së SHPPAT në kuadër të veprimit/ aksionit, në mbrojtje të vlerave profesionale, etike dhe cilësisë", e cila pati për qëllim:
1- Zbatimin e kërkesës ligjore si në të gjitha shtetet europiane: që hapja e një salloni estetike apo parukerie të shoqërohet me kërkesa strikte për kualifikimin e profesionistëve që do të punojnë në të;
2- Të zbatohen kërkesat e Ligjit no. 70/2016 “Për Zejtarinë në Republikën e Shqipërisë”, ku theksohet që Kushtet e ushtrimit të veprimtarisë zejtare kërkojnë një Mjeshtër që të drejtojë shërbimin.
Eglo vjen me risinë e re, surpriza për të gjithë
8 Qershor, 21:25
Ilir Tafaj, Kryetar i Shoqatës SHPPAT theksoi rëndësinë që ka zbatimi i ligjit.
“Për herë të parë prefesionistët janë mbledhur bashkë për një vendimarrje të tillë. Vërtetë iniciativa, gjatë këtyre 30 viteve, në hapjen e këtyre sipërmarrjeve private, ka ndikuar pozitivisht në ekonominë shqiptare, por ka lënë dhe disa gjurmë që kanë prishur cilësinë dhe duhet patjetër të merren masa. Firmosja e peticionit nga dhjetra profesionist më zë ishte një moment historik."
Në këtë Konferencë morën pjesë: Përfaqësues nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë; Shoqata Shqiptare e Turizmit, Përfaqësi dhe distributorë kozmetikë si dhe Profesionistë sipërmarrës në Tiranë dhe rrethe.

