Ndërhyrjet estetike, rrezikojmë apo jo?!

Dukja bukur e personazheve publike dhe jo vetëm duket se së fundmi është kthyer në trend sidomos ndërhyrja në buzë, hundë apo edhe mollëza.

Moshat që janë më të destinuara të bëjnë ndërhyrje të tilla fillojnë nga mosha 25 vjeç.

Të ftuara në emisionin “Jeto me orën” bodybuilder-ja Iva Aliko, estetistja Roberta Zaninoni dhe blogerja Klea Koçi diskutuan më tepër rreth këtij fenomeni.

Roberta Zaninoni: Shumica e klientëve para se të vijnë që të bëjnë ndërhyrje janë shumë të informuara paraprakisht, por hera herës janë edhe të gabuara informacionet që kanë”. Përveç pamjes së bukur që mund të marrësh pas ndërhyrjeve estetike mund të ndodhë që të përfundojë edhe në tragjizëm sepse ka ndodhur që të humbasin dhe jetën.

 Zaninoni këshillon të gjitha vajzat që të bëjnë ndërhyrje vetëm tek profesionalistët dhe tek qendrat estetike të profesionalizuara, madje ajo rrëfehet se ka bërë gjoksin dhe ndihet shumë e lumtur për këtë gjë.

Iva Aliko: Ndërhyrja e vetme që unë kam bërë kanë qenë vetëm buzët, por njerëzit mendonin se kisha bërë dhe ndërhyrje të tjera në trup duke qenë se kam një trup në formë, por çelësi është vetëm stërvitja dhe ushqimi i shëndetshëm.

Blogerja Klea Koci ka bërë një ndërhyrje estetike në hundë pasi kishte probleme me frymëmarrjen edhe pse kishte frikë.

Klea shprehet se të shumtë kanë qenë  edhe njerëzit të cilët e gjykonin për ndërhyrjen, por ajo e bëri thjesht sepse kishte probleme.

Klea Koçi: Femrat janë ato që kanë tendencën e të bërit operacione plastike pasi duan të duken sa më të reja dhe të bukura në dukjen e jashtme. Ndërsa operacionet që kërkohen më së shumti janë gjoksi, hunda barku, botoksi dhe buzët.