Të “grushtosh” si boksierja Elisa Canaj

Elisa Canaj është boksierja e cila ka nisur të merrët me këtë sport që në vegjëli dhe mbetet pasioni më i madh për të.

E ftuar në emisionin “Jeto me orën”  Elisa Canaj rrëfeu për pasionin e saj për boksin.

Ky lloj sporti për të ka nisur krejt rastësisht pasi e kishte parë në instagram dhe më pas u regjistrua në një palestër boksi.

Elisa Canaj: Edhe pse jam shumë e angazhuar pasi jam në shkollë edhe ndërkohë më duhet të shkoj dhe në palestrën ku stërvitem ja kam dalë. Prindërit  janë suporti im më i madh.

Ndërsa përsa i përket synimeve për të ardhmen ajo shprehet se synon të jetë pjesë e lojrave olimpike në Europë dhe në botë. Duket se boksi ngelet dashuria më e madhe për të edhe pse nuk e kishte menduar kurrë që një ditë do bëhej boskiere.