U përplas fizikisht me ‘Cllevion’, Noizy tregon arsyet e sherrit me 36-vjeçarin: Jam djalë me zakone shqiptari

Reperi Rugels Rajku, i njohur si Noizy, ka reaguar pas konfliktit me reperin Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka treguar edhe motivet e konfliktit duke thënë se Cllevio sipas tij i ka ofenduar familjen.

 “Mos ma merr mirësjelljen tim për dobësi, gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpeshherë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo s’do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time ose familjarët e rrethit tim, jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni kurrë këtë gjë. Jeta vazhdon”, tha Noizy.

U përplas fizikisht me ‘Cllevion’, Noizy tregon arsyet e

Përplasja ka ndodhur ditën e djeshme  pranë ambienteve të lokalit të reperit në qytetin e Durrësit.

Ora News, siguroi dhe videon ku, reperi Noizy së bashku me dy të tjerë godasin me shkelma Ahmetajn.

Ndërkohë ky i fundit është arrestuar nga policia, pasi kishte thyer masën “Arrest në Shtëpi”. 30-vjeçari ishte me precedentë të mëparshëm penalë.