Ah çfarë më ka gjet rrapatush! Plas gallata në studio pas surprizës që Bes Kallaku i bëri Mateus Frrokut

Një videomesazh i përgatitur nga Bes Kallaku për Mateus Frrokun gjatë intervistës së tij në "Jeto me orën” në RTV ORA ka shkaktuar shumë të qeshua në studio.

Kallaku u shpreh me humor se po e bënte videon ngaqë nuk kishin gjetur njeri tjetër që mund ti bënte suprizë Mateus.

"Ja pra jena live këtu. Po përshëndes i çik rrapatushin. O Mateus o të rujt zoti, nuk po gjenim dot dikë për të të bërë suprizë kështu që në moment të fundit thashë, leje se po ja bëj videon vetë" thotë Bes Kallaku në videomesazh.

"Ah ca mka gjet ah çfarë na ka gjet. Bravo vëlla je shumë lartë, jam shumë i lumtur për ty. Nuk e di ça të them o plak", shtoi Bes Kallaku .