Gazmend Agaj, mbi dy dekada në raportim lajmi

Gazmend Agaj është gazetari me mbi dy dekada në fushën e gazetarisë si dhe ka qenë vëshgues i OSBE/ODIHIR-it.

I ftuar në emisionin “Jeto me orën” gazetari dhe moderatori Gazmend Agaj na tregoi për eksperiencën e tij të gjatë në këtë fushë.

Fillimisht e ka nisur si gazetar i kronikës dhe pas vazhdoi në radio që në vitin 1995 në Radio Televizionin Shqiptar ku fillimisht punoi si regjizor dhe më pas si gazetar i jashtëm dhe më pas si moderator.

Gazmend Agaj: Unë e kam dashur shumë radion, kam punuar shumë, madje jam zgjuar në mëngjes që të transmetoja emisionin e mëngjesit në orën 5, dhe skenarin e shkruanim me makinë shkrimi. 

Sipas tij duket se gazetaria në Shqipëri ka një mungesë të theksuar, pasi gazetaria sot po ushtrohet vetëm në Tiranë dhe ka shumë pak prurje në zonat rurale.

Forma për të ushtruar profesionin e tij për Gazmendin nuk ka qenë vetëm radio pasi ai ka udhëtuar dhe është angazuar në gazetari në 70 vende të botës.

Udhëtimi i tij i parë ka qenë në Greqi në vitin 1999. Edhe udhëtimet e tij në Ukrainë kanë qenë të shumta. Situatën në Ukrainë Gazmendi e ka ndjekur në çdo proces.

Ndërsa sa i përket episodeve më të vështira në ushtrimin e profesionit të tij ka qenë Kirgistani.

Gazmend Agaj: Vështirësitë kanë qenë të mëdha pasi në disa vende nuk mund të dilje të shëtisje normalisht pasi mund të rrezikoje jetën.

Sa i përket gazetarisë si profesion dhe rrezikut që të kënoset gjatë misioneve të ndryshme Gazmendi shprehet se është një punë që e bën me shumë dashuri.

Një gjë që i ka bërë përshtypje në zgjedhjet në Turqi, gjë që bënte çudi ishte se gratë dhe burrat ishin të ndarë në vende të ndryshme. Ndërsa një nga vendet që i ka lënë më shumë shije të mirë është Gjeorgjia.