Ekskluzive/ Adela Qerimi: Produksioni i "She’s On Top" më mashtroi, më thanë se do më ndihmonin, por më eliminuan!

Adela Qerimi ish-konkurrentja e She’s On Top në Top Channel ishte e ftuara e mbrëmjes së kaluar në D-Night në Rtv Ora ku foli për një padrejtësi që i është bërë në atë kompeticion.

Sipas versionit të Adelës, produksioni nuk e mbështeti aspak në krahasim me konkurrentët e tjerë duke iu bërë tag apo publikuar në rrjetet sociale.

Adela: Produksioni dhe prezantuesja e programit { Argjira Spanca} nuk më bëri as tag dhe as nuk më publikoi askund.

Të gjitha vajzat i kishte publikuar, ndërsa mua jo dhe arsyen nuk e di përse, madje i kërkova “llogari” se përse nuk më ke nxjerrë sepse kam hyrë për një arsye e duke qenë parukiere, make-up artist dhe kam ndërmend të hap një salon.

I thashë se kjo gjë më ndihmon shumë për të ardhmen dhe ajo më tha se nuk ka problem dhe kur t’a hapësh do të të ndihmoj.

Kjo është shumë e padrejtë sepse t’i publikosh të gjitha vajzat e tjera dhe mua jo duke më mbajtur të fshehtë. Nuk e di se ku e ka pasur qëllimin apo frikën, por jam shumë në pikëpyetje për këtë.

E gjitha kjo më ka lënë një shije shumë të keqe!

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: