Ekskluzive/ Adela Qerimi: She’s On Top, një padrejtësi dhe zhgënjim. Më eliminuan duke më thënë se bukuria nuk vlen!
Mrëmjen e së hënës në D-Night ishtë e ftuar Adela Qerimi një ish-konkurrente në She’s On Top në Top Channel për të folur rreth eskperiencës së saj në atë kompeticion, ku sipas versionit të Adelës ishte një eksperiencë zhgënjyese duke i bërë padrejtësi.
Por, si qëndron e gjithë historia? Këtë Adela vendosi t’a tregojë në D-Night duke kontaktuar personalisht me stafin e programit.
Dajana: Adela është një vajzë që më ka shkruar dhe kontaktuar në Instagram dhe ajo është një pjesëmarrëset e She’s On Top. Në fillim goxha e mirëpritur, madje edhe Beniada, një ish-konkurrente e Big Brother e ka mirëpritur duke thënë se është një vajzë shumë simpatike, por më pas duket se gjërat kanë ndryshuar për Adelën.
Ajo më ka shkruar se i është bërë një padrejtësi në She’s On Top dhe ka dashur që këtë “zë” t’a dëgjojnë shqiptarët npm D-Night.
Ritheksoj hap dhe mbyll kllapa që asnjëherë nuk kemi absolutisht asnjë gjë me asnjë televizion. Jemi një dritare e hapur për të dëgjuar të gjitha versionet, pra ky është një version i Adelës, sigurisht nëse ka një kundërpërgjigje e mirëpresim në D-Night.
Adela: Mendova të marr pjesë në një shoë televiziv dhe doja t’a shfrytëzoja për një të ardhme më të mirë, kalova shumë audicione dhe u pranova. Në prova isha shumë mirë e më thonin bravo dhe çdo gjë po shkonte shumë mirë.
Pa parë puntatën e parë ne ishim në grim dhe sapo doli në YouTube unë shkova dhe e pashë që kishin prerë komente dhe nuk e kuptova se përse i kishin prerë.
Nga ai moment unë u zhgënjeva shumë dhe ata e kanë bërë që të mos më japin shumë vëmendje.
Dajana: Gjatë komunikimit që ke patur me gazetarin e D-Night ke thënë që në audicione çdo gjë shkoi mirë. Më pas çfarë ndryshoi?
Adela: Akoma nuk më besohet sepse ishte e padrejtë…isha në grim dhe iu thashë të gjithëve se do më heqin, ndërsa ato më thanë jo nuk do të heqin se je më e mira dhe nuk do të largohesh dhe papritmas më eleminojnë. Më nxorën në nominim pa ndonjë arsye…jo linjat trupore, ndërkohë që atje kishte edhe vajza të tjera më në peshë se mua, por unë nuk kam asgjë personale me ta.
Iu kërkova një arsye dhe më thanë se je shumë e bukur, por bukuria nuk vlen po ashtu edhe ecja. Më fal mora pjesë në She’s On Top dhe nuk shkova në Për’Puthen.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
