Laboratori i kriptomonedhave në Shkodër, arrestohet dhe bashkëpunëtori i dytë

Ka zgjatur gati dy javë arratia e 21 vjeçarit i cili së bahku me një tjetër kishin ngritur laboratorin që gjeneronte kriptomonedhave virtual në mënyrë të jashtëligjshme dhe me energji të vjedhur.

21 vjeçari i indentifikuarme inicialet J.M banues në lagjen “Salo Halili” Shkodër është arrestuar në kuadër të operacionit “Avalon” informoi sot policia e Shkodrës.

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 30.05.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paregjistruar në organet tatimore” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

21 vjeçari ishte shpallur në kërkim, “sepse në datën 27.05.2022, gjatë operacionit policor të koduar “Avalon”, në një magazinë, në lagjen “Salo Halili”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 16 pajisje elektronike, të cilat i posedonte ky shtetas dhe dyshohet se shërbenin për gjenerimin në mënyrë të jashtëligjshme të kriptomonedhave virtuale” informon sot policia.

Gjatë këtij operacioni është arrestuar në flagrance bashkëpunëtori i tij E. M., 43 vjeç. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u procedua në gjendje të lirë shtetasi F. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë lexues i aparatit matës, në OSHEE Shkodër, për veprën penale “Shperdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se ky shtetas ka mundësuar furnizimin e pajisjeve që gjenerojnë kriptomonedha virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Laboratori i kriptomonedhave në Shkodër, arrestohet dhe

Laboratori i kriptomonedhave në Shkodër, arrestohet dhe