Rama: Në kushte normale Bordi është komunist, në këtë fazë na ndihmon psikologjikisht dhe financiarisht

Kryeministri Edi Rama pranon se në Shqipëri është çmimi më i lartë i karburantit në rajon por thotë se kemi taksa të ulëta.

Ai  pranon ne foltoren e Kuvendit se bordi i transparences në kushtet normale ai bord nuk duhet të ekzistojë por në kushtet e sotme ai e vlerëson si të domosdoshëm. 

Edi Rama:  Ne jemi ekonomi tregu dhe unë jam dakord që ai bord është komunist, por është aty se është në një moment shumë jashtë normales. Në kushtet e normales ai është komunist, në kushte e kësaj krize ai bord është ndihmë. Ai bord ka një meritë për këtë fazë, vendos një tavan mbi të cilin të tjerët nuk mund të shkojnë, pastaj llogaritë me laps e letër jashtë realitetit mund ti bëjë gjithsecili.

Mund të thotë po mashtron qeveria me çmimin e naftës. Dihet shumë mirë se pse është më I lartë. Endrrat në beze që me vullnet qeverie në një kohë tregu e në një kohë lufte mund të shkojnë në pikën që njerëzit të vazhdojnë jetën e tyre sikur asgjë ska ndodhur mund të bëhen për politikë por nuk ka lidhje me realitetin.