Matura Shtetërore/ Përfundon provimi i Gjuhës së Huaj, lehtësohen maturantët (Foto LSA)

Matura Shtetërore/ Përfundon provimi i Gjuhës së Huaj,

Maturantët kanë përfunduar provimin e parë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës së Huaj. Provimit iu nënshtruan 33 mijë maturantë në të gjithë vendin, në 167 qendra testimi me 7 mijë mësues administrues.

Matura Shtetërore/ Përfundon provimi i Gjuhës së Huaj,

Matura Shtetërore/ Përfundon provimi i Gjuhës së Huaj,

Provimi i cili zgjati për rreth dy orë e gjysmë duket se i ka shkaktuar atyre jo pak stres, pasi pas përfundimit shumë maturantë shihen të emocionuar teksa flasin me njëri-tjetrin mbi pritshmëritë për rezultatet.

Disa të kënaqur me realizmin me sukses të provimit të parë të Maturës e të tjerë paksa të pakënaqur për përgjigjet e dhëna, ata kanë diskurtuar me njëri-tjetrin tashmë të lehtësuar që provimi përfundoi.

Matura Shtetërore/ Përfundon provimi i Gjuhës së Huaj,

Matura Shtetërore/ Përfundon provimi i Gjuhës së Huaj,

Teksa kanë dalë nga ambjentet e shkollës ku kanë dhënë provimit, ata vrapojnë të përqafojnë të afërmit e miqtë që i prisnin me ankth jashtë.

Matura Shtetërore/ Përfundon provimi i Gjuhës së Huaj,

Provimi tjetër për të cilin ata duhet të përgatiten është ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, i cili do të jepet të shtunën, më datë 11 qershor.