18 vite pa drejtësi/ Administratori Gëzim Ceka mashtron pronarët e truallit, u merr tokën s'u jep apartamentet

Ishte viti 2003 kur shtetasi Bashkim Pasmaçiu lidhi një kontrate sipërmarrje me administratorin e shoqerisë ‘ALBA FLOR’  z. Gëzim Ceka.

Pronari i truallit do të vinte në dispozicion vilën 3 kateshe dhe 120 metra truall në favor të firmës së ndërtimit dhe sipas kontratës do të merrte 4 apartamente një garazhd dhe një dyqan. Kanë kaluar 19 vite hyrjet e pallatit janë shitur ndërsa pronarët e truallit kanë në dorë nje kontrate e cila nuk u zbatua asnjëherë. 

Ada Pasmaçiu: Historia e prindërve të mi, tashmë e trashëguar tek unë për shkak të pamundësive psikologjike të tyre ka nisur në 2003, kur shoqëria Alba Flor përmes zotit Gëzim Ceka u paraqitën tek prindërit e mi. Ne ishim pronarë të truallit dhe një godine tre katëshe me sipërfaqe 90 metra katrorë për çdo kat, e na parashtruan kërkesën për të ndërtuar një pallat mbi pronën tonë

Kur pallati ishte drejt përfundimit familja Pasmaçiu lidhi kontratat e dritave me OSHEE për sejcilën nga banesat dhe filloi  të bënte arredimin e hyrjeve qe kishte në pronësi. Krejt papritur Administratori  i firmës së ndërtimit Gëzim Ceka i ndërron bravat e hyrjeve që i takonin z. Bashkim dhe ia shet personave të tjerë. 

Ada Pasmaçiu: "Ne i poseduam arreduam. Lidhëm kontratat"

Gazetarja: Pse nuk i morëm hyrjet

Ada Pasmaçiu: Shoqëria  ‘ALBA FLOR’ duke përdorur dhunë ndërroi bravat. Filloi të bënte dhunë psikologjike. Përmes vëllait të tij i cili ishte pjesë e FNSH, arritën të krijojnë dhe konflikte fizike me prindërit e mi.  

Pronarëve të truallit ju desh të enden dyerve të gjykates 18 viteve për të marrin të drejten që ju takon me ligj. 

Ada Pasmaçiu: Në 2019 morëm vendimin e formës së prerë nga Gjykata e Apelit Tiranë e cila detyron zbatimin e kontratës nga shoqëria. Katër hyrjet duhet të na i vërë në dispozicion"

Duke u nisur nga fakti që apartamentet jane shitur z. Bashkim  ka kërkuar që administratori i firmës së ndertimit t’i kthejë vleren monetare të hyrjeve që ka shitur, por rezulton se shoqeria e ka zero gjendjen financiare 

Ada Pasmaçiu: Zyra përmbarimore iu drejtua bankave por në kthim përgjigje rezultonte se shoqëria nuk kishte asnjë gjëndje qoftë financiare apo pasuri të tjera. Iu drejtuam apartamenteve për ekzekutimin.

Sipas vendimit të Gjykatës 4 apartamentet e shitura duhet t’i kthehen pronarëve të truallit.
 
Pse nuk u respektua kontrata e sipermarrjes që firma kishte me pronaret e truallit? Kjo është pyetja që i drejtuam administratorit të shoqerisë ‘ALBA FLOR’  

Gazetarja: Në vitin 2003 ju keni lidhur një kontratë me zotin Gëzim Pasmaçiu dhe është ndërtuar një pallat. Ashtu sikurse cuitohen në kontartë juu duhet ti jepnit zotëruisë tre apartamente, një garazh dhe një dyqan, or rezulton se këto apartamente janë shitur.
Gëzim Ceka, administratori i shoqërisë Alba Flor: Kjo çështje është në gjykatë.
Gazetarja: Çështja është pse nuk e keni respektuar kontratën, i morët truallin dhe i shitët apartamentet që duhet t'i jepnit?
Gëzim Ceka: Çështja është duke u gjykuar.
Gazetarja: Gjykata ka vendosur.
Gëzim Ceka: Të lutem shumë mos më merrni më për këtë gjë.
Gazetarja: I morët tokën, a i dhatë hyrjet?
Gëzim Ceka mbyll telefonin

Mbyllja e telefonit nuk është argument Z. Ceka aq më tepër  heshtja  në momentin që ju kerkojmë të jepni një shpjegim se përse  nuk e keni respektuar kontraten e sipermarrjes. 

Viktima të mashtrimit në këtë rast janë pronaret e truallit dhe blerësit e dytë të cilët duhet të lirojnë shtëpitë, ndërkohë që sipas dokumenteve administratori i shoqerise ‘ALBA FLOR’  lekët për shitjen e 4 apartamenteve nuk i ka kaluar në llogarine e firmës por në llogarinë e tij personale.

18 vite pa drejtësi/ Administratori Gëzim Ceka mashtron pronarët

18 vite pa drejtësi/ Administratori Gëzim Ceka mashtron pronarët
Gezim Ceka