Rama zbulon datat: Më 2 korrik hapet Kardhiq - Delvinë më 9 bypass i Vlorës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2022, 12:13
Kryeministri Edi Rama mbron “Ballkanin e Hapur” në kuvend ndërsa thotë se në korrik do të hapen dy akse të rëndësishme dhe në shkurt të 2022 nis ndërtimi I urës Velipojë- Ulqin
"Në shkurt të vitit të ardhshëm, plani është që së bashku me kryeministrin e Malit të Zi të jem atje për të nisur puna për ndërtimin e urës.
Jemi tani në fazën e projektit. Po ndeshen me një situatë absolutisht jo të lehtë sidoqoftë shkurtin e ardhshëm nis puna atje. Ashtu si më 2 korrik hapet aksi Kardhiq- Delvinë, më 9 korrik hapet përfundimisht dhe bypass i Vlorës dhe këto sakatitet kur lidhesh më shumë me botën janë konseguencat e të jetuarit në rrethim"