Sadio Mane me zemër të madhe. Shikoni se si e pret "hallexhiun" në Senegal

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane është një ikonë futbolli në Senegal por më shumë se kaq, ai është një hero dhe humanist në aspektin njerëzor.

Pasi ndërtoi një shkollë dhe një spital në vendlindje, ai nuk është kursyer asnjëherë në ndihmën që ka dhënë për njerëzit e vendit të tij.

Gjatë ditëve të fundit ka udhëtuar drejt Senegalit për të marrë pjesë në eleminatore dhe gjatë ecjes në rrugët e vendit, sigurisht që janë të shumtë ata që e ndalojnë dhe i kërkojnë ndihmë. 

Shikoni se si reagon sulmuesi ndaj njërit prej tyre. I panjohuri i kërkon të holla, Mane ia jep dhe madje i shkruan edhe numrin e telefonit për ta ndihmuar sërish. Kampion!