Ukraina do të rikthejë futbollin për të dhënë mesazhin e normalitetit në vend
Ukraina kërkon të rikthehet në normalitet pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme nga ana e Rusisë. Lufta në lindje është në kulmin e saj ndërsa Moska zyrtare nuk ka ndërmend të ndalet por në Kiev besojnë te rikthimi në normalitet dalëngadalë.
Feederata e Futbollit në bashkëpunim me qeverinë besojnë se Liga Superiore mund të rinisë edhe pse e cunguar për shkak të luftimeve në disa zona të vendit dhe për më tepër pa praninë e skuadrës së Mariupolit pasi qyteti në brigjet e Detit të Zi nuk ekziston më.
Andriy Pavelko, aktualisht president i federatës, thekson se normaliteti duket të nisë nga futbolli që duhet të japë gjithashtu një mesazh të qartë për të gjithë ukrainasit. Kampionati në Ukrainë është ndërprerë për më shumë se 100 ditë.
Skuadrat mund të rikthehen në fushë në muajin gusht ndërsa një pjesë e madhe e klubeve duhet të mendojnë për riorganizimin pas shkatërrimit të shumë strukturave sportive dhe financave të tyre.
