“Një mezi e përballoj”, aktori Amos Zaharia flet për herë të parë për jetën e tij private
I ftuar në Why?Not në RTV Ora, me moderatoren Roza Lati, aktori i filmit “Dashur dhe Turbulenca” Amos Zaharia, ka folur për jetën e tij personale.
Ai tha se aktualisht nuk ka të dashur ndërsa shtoi se me aktoren Sara Kolami kanë vendosur një bast që të fejohet deri në tetor të këtij.
Ndërkohë nuk kanë munguar as ngacmimet nga moderatorja.
“Unë s’do e merrja kurrë përsipër, të kisha tre të dashura në të njëjtën kohë, se një mezi e përballoj. Nëse do kisha pasur të dashur nuk do ishte bërë xheloze sepse do kisha ditur kë të zgjedhë. Më tha Sara që të gjejë të dashur për 8 muaj. Hajde tani të vëmë bast. Do e thuash ti Roza bastin.
Roza Lati: Nëse nuk fejohet Amosi në Tetor, të bëni seks në të vërtetë siç keni bërë.
Amos: Në film kemi bërë. Si nuk e mban mend, kjo ishte fyerje.
Sara: Kishe konkurencë të fortë, o jet.
