U kap me rreth 500 mijë euro në portin e Durrësit, prokuroria përfundon hetimet, çon në Gjykatë 58-vjeçarin

Prokuroria pranë  Gjykatës së Shkallë së  Parë në Durrës, ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim të pandehurin A. TH, i akuzuar se ka kryer veprën penale, “Mos deklarimi në  kufi I të  hollave dhe sendeve me vlerë .

“Nga hetimi i kryer dhe me metoda speciale të hetimit ka rezultuar e provuar se i pandehuri A. Th. ka kryer veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”(Shtuar me ligjinnr. 9086, datë 19.06.2003) dhe “Pastrimi produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” (ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 01.03.2012) parashikuar nga neni 179/a dhe 287 pgr. 2 të Kodit Penal”- thuhet në  njoftimin e Prokurorisë.

Po ashtu është  vendosur caktimi i masës së  sigurimit pasuror, sekuestro preventive për vlerën 498.850 Euro, të cilat janë konstatuar gjatë kontrollit në skaner të automjetit tip Renault me targë TR2046U dhe TR2048U i cili drejtohej nga shtetasi A.Th.

Rreth 500 mijë euro janë sekuestruar të shtunën më 13 qershor 2020, në portin e Durrësit, në një kamion tip “Renault” që ka ardhur me traget nga Bari. Eurot ishin të ndara në 5 qese të fshehura në shasinë e kamionit me tragë targë TR 2046 U dhe me tragë trajleri TR 2048 U. Nga numërimi janë konstatuar se kanë qenë 498.850 euro