Ritestim për shoferët shkelës, ato me shumë shkelje rikthehen në autoshkolla
Drejtuesit e mjeteve të cilët humbin pikët e patentës si pasojë e shkeljeve të përsëritura rrugore do të rikthehen edhe një herë në autoshkollë. Ritestimi do të zbatohet nga ky muaj.
Do të ketë 30 pyetje, e ndërsa shoferi shkelës që bën 3 gabime skualifikohet.
Blendi Gonxhe: Duke filluar nga 1 qershori kemi vënë në zbatim të gjitha ndryshimet që kemi bërë në vkm.153 dhe në udhëzimet përkatëse të bëra më pas për sektorin e autoshkollave dhe për lejedrejtimi. Një prej të cilave më e ëndësishmja është masa e fortë që mendojmë se është penalizuase dhe që do të japi efektet e veta është që në rast se humben të gjitha pikët, që bëhet kur ka shkelje të rënda, kur ka shkelje të përsëritura brenda një viti. Pra kur policia merr masën që qytetari mbetet pa asnjë pikë në leje drejtimi dhe humbet lejen e drejtimit nuk do të ketë më një ritestim siç ka qenë më parë por do të ketë një kthim mbrapsht në shkollë.
Drejtori i Përgjithshëm i transporteve Blendi Gonxhe thekson se kjo nismë e re ka si qëllim rritjen e sigurisë rrugore.
Blendi Gonxhe: Ne duam që rruga e kthimit në timon dhe në rrugë e këtij individi të jetë sa më e gjatë, jo sa më e shkurtër.
Në fillimin e muajit qershor ndryshime ka pësuar dhe leja e qarkullimit e cila është paisur me elementë të rinjë të sigurisë kundër falsifikimeve. Lejen e vjetër shoferët mund ta mbajnë deri në momentin që ndryshon mjetin apo pronësinë e saj.
Blendi Gonxhe: Donim 15 minuta të personalizoheshim në sportel, zëvendësohet nga një dokument personalizimi që vonon 1 minutë. Gjeneron në mënyrë automatike të gjitha të dhënat nga sistemi.
Përsa i përket sezonit veror, ku pritet të rritet dhe numri i automjeteve që qarkullojnë Drejtoria e transporteve ka evidentuar disa mjete të cilat qarkullojnë të pakolauduara të cilët mund të kthehen në burim aksidentesh.
