Ishte dënuar me 13.4 vite burg në Itali, prangoset në Tiranë 42-vjeçari, do të ekstradohet
Finalizohet operacioni policor i koduar "Aosta", në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në kë operacion është vënë në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike".
“Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit: Lulzim Halili, 42 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Aostës, Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike".” – njofton polica.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
