Boris Johnson fiton votëbesimin e deputetëve, do vazhdojë detyrën si kryeministër

Boris Johnson ka fituar fiton votëbesimin e deputetëve konservatorë. Mediat e huaja, bëjnë me dije se pro tij kanë votuar 211 deputetë ndërsa kundër 148. Kjo të thotë se ai do të qëndrojë në detyrën e tij si kryeministër.

Rezultati u njoftua nga kryetari i Komitetit, Sir Graham Brady.

Pasi i mbijetoi votimit të sotëm, Boris Johnson tani mund të vazhdojë si lider i Partisë Konservatore dhe si rrjedhim edhe si kryeministër. Sipas rregullave aktuale, deputetët konservatorë nuk do të lejohen të mbajnë një tjetër votëbesim për një vit.

Pavarësisht se ka fituar votën, Johnson ende përballet me sfida.

Më 23 qershor, do të mbahen zgjedhjet e pjesshme për zgjedhjen e deputetëve të rinj në Wakefield dhe Tiverton dhe Honiton. Të dyja vendet mbaheshin më parë nga konservatorët dhe nëse ato do munden nga partitë opozitare, Johnson mund ta gjejë veten nën presion të ri.