Tifozët kuqezi surprizojnë kombëtaren në Rejkjavik, mes tyre dhe një "Skënderbe"

Është ndezur atmosfera në Rejkjavik pak orë përpa kualifikuese me Islandë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Tifozët kuqezi kanë surprizuar ekipin kombëtar duke i shkuar në hotelin ku është grumbulluar që nga dita e shtunë.

Ndonse ky takim luhet në skajin më të largët të Europës, tifozët kuqezi janë aty për të përkahur kombëtaren.

I dërguar i Ora News në Rejkjavik, Altin Sulçe, sjell atmosferën që kijuan një tifogrup nga Kosova.

Edhe në këtë transfertë kombëtarja nuk do të jetë vetëm, pasi tifozët kuqezi do të jenë në stadium për t’i mbështetur.