“Fenomen” edhe mbi dy rrota, Ronaldo, mban premtimin që u dha tifozëve të Valladolid

500 km me biçikletë. “Fenomeni” e mban premtimin që ka bërë pas rikthimit të Valladolid në La Liga. Ish-sulmuesi Brazilian, sot president i klubit spanjoll, pasi ka festuar gjatë me ekipin dhe tifozët, hipi mbi biçikletë duke nisur rrugëtimin e gjatë nga qyteti i Valladolid në Santiago de Compostela.

Ronaldo është aksioneri në maxhorancë i Valadollid pasi në vitin 2018 bleu 51 % të aksioneve ndërsa sezonin e kaluar skuadra u rrëzua në Segunda Division.

“Premtova që nëse rikthehemi në Primera do të bëj maratonën e Santiagos por meqë nuk mund të vrapoj, do të përshkoj një distancë të përafërt me biçikletë. Do të jetë shumë bukur edhe pse e di që fizikisht do të jetë një eksperiencë sfilitëse por në fund do të jetë edhe e paharrueshme”.

Ronaldo u tërhoq në vitin 2011. Ai numëron 98 ndeshje dhe 62 gola me Brazilin, dy kupa bote dhe po kaq topa të artë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ronaldo (@ronaldo)