Brazil, e vërteta e fotos së “sherrit” Richarlison-Vinicius.jr

Brazili është një nga skuadrat më harmonike të planetit. Ngjyrat dhe humori e buzëqeshja nuk mungojnë asnjëherë në radhët e kombëtares diellore por shpesh herë, egoja dhe tekat e lojtarëve të klasit botëror dalin në pah si në rastin e fundit që kulmoi me përplasjen e dyshuar fizike mes kampionit të sapokurorëzuar të Europës, Vinicius. Jr dhe sulmuesit të Everton, Richarlison.

Fotografitë e momentit të debatit të tyre janë bërë virale dhe sipas asaj që duket në to, u desh ndërhyrja e shokëve të skuadrës për t’i ndarë. Por cila është e vërteta e sherrit mes dy sulmuesve gjatë seancës përgatitore për miqësoren me Japoninë?

Brazil, e vërteta e fotos së “sherrit”

Tabloidet aludojnë për një shaka pa kripë të sulmuesit madrilen, i cili mendohet se e ka krahasuar Richarlison me Lukakun dhe ky i fundit ka reaguar keq por këto zëra nuk kanë gjetur konfirmim nga asnjë palë.

Federata është mjaftuar me një koment të thjeshtë ku bën me dije se nuk ka pasur asnjë sherr por thjesht gjeste normale të lojtarëve të stërvitje.

Brazil, e vërteta e fotos së “sherrit”

Nga ajo që shfaqet në foto, duket se ky version është më i besueshmi duke parë edhe mimikat në fytyrat e lojtarëve të tjerë, përfshirë edhe yllin e skuadrës Neymar, që duket se e ka marrë me të qeshur këtë moment.