(Video) “Manita” Messi në miqësore, Cristiano e rivalizon në distancë

Argjentina e papërmbajtshme këtë periudhë. Pas fitores ndaj Italisë, kampionët e Amerikës së Jugut shkatërruan Estoninë 5-0 ku të gjithë golat u realizuan nga Lionel Messi.

Fitore e rëndësishme për Portugalinë 4-0 ndaj Zvicrës me dy gola të Cristiano Ronaldos në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në po të njëjtin grup, Republika Çeke dhe Spanja u ndanë në barazim 2-2.