“Plumbi del me plumb”/Portieri që i humbi titullin Interit ngushëllohet me Miss Italia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2022, 12:25
Ndërkohë që tifozët e Interit vazhdojnë të “qajnë” për atë gafë të portierit Radu në transfertën e Bologna-s, rumuni nuk duket se e ka përjetuar dhe aq keq atë disfatë.

Gardiani zikaltër që do të largohet nga skuadra milaneze këtë verë, ka nisur një histori dashurie me ish-miss Italinë, Carolina Stramare.
Ata janë njohur në Montecarlo ndërsa bukuroshja e ka ndjekur edhe në disa ndeshje në “San Siro”. Mediat italiane aludojnë për nisjen e një historie pasioni mes te dyve dhe kjo ka ndodhur pikërisht gjatë javëve të fundit të Serie A.
Për modelen italiane, Dusan Vlahovic duket se është një kujtim i largët tashmë.
