“Qejf” në plazh, kaos në rrugë, Fluks në UNUM Festival të Shëngjinit, vështirësi në qarkullim

Rreth 10 mijë persona përllogaritet se iu bashkuan gjatë fundjavës UNUM festival që po mbahet në Ranën e Hedhun në Shëngjin. Eventi shkaktoi kaos ne trafik.

Fundjava shënoi pikun e pjesëmarrjes në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikes Elektronike, UNUM që po mbahet prej datës 1 qershor në zonen e Ranës së Hedhun  në Shëngjin.

Mbi 10 mijë të rinj shqiptar dhe vende të ndyshne të botës, përllogaritet se iu bashkuan festës përgjatë dy ditëve.

Dyndja drejt festës solli trafik të rënduar të shtunën dhe po ashtu edhe të dielën në darkë.

Radhë kilometrike automjetesh kishte nga zona e Knallës në Shëngjin  drejt Ranës së Hedhur. Pjesemarres masive ne festival ju shtua edhe numri i pushuesve qe u larguan nga plazhi.

 

Rruga qe lidh Shëngjinin me superstraden Lezhe-Milot u bllokua për disa orë.

Fluksi i lartë i lëvizjes solli kaos në rrugë.

Efektivë të policisë rrugorë të vendosur në disa pika të rrugës u mbeti pak për të bërë për të rregulluar lëvizjen.

Rruga e ngushtë me vetëm dy korsi dhe mungesa e një rrethrrotullimi janë shkaku kryesor i trafikut të rënduar që krijohet në zonën e Shëngjinit sa herë ka fluks lëvizjeje të mjeteve

Edicioni i trete e festivalit ndërkombëtar të muzikës elektronike ul siparin më 6 qershor.