Vuçiç uron Begajn: Do të vazhdojmë marrëdhëniet e mira në kuadër të Ballkanit të Hapur

Edhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e ka Bajram Begajn për zgjedhjen e tij si presidenti i ri i vendit tonë.

Vuçiç shkruan se është i sigurt që do të vazhdojnë marrëdhënie të mira mes dy vendeve, si edhe do të çojnë më tej bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Ai nuk ka lëndë pa përmendur edhe nismën ‘Ballkani i hapur’, për të cilën thekson se do mund t’ia dalin për të zhvilluar të gjitha potencialet e kësaj nisme.

Vuçiç: Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë, me dëshirën që ta kryeni me sukses këtë detyrë të përgjegjshme. Jam i bindur që do të zhvillojmë marrëdhënie të mira e miqësore dhe madje bashkëpunim më të mirë ekonomik në fusha të ndryshe në dobi të qytetarëve të vendeve tona. Besoj gjithashtu se së bashku do të arrijmë të zhvillojmë të gjitha potencialet e nismës “Ballkani i Hapur”, e cila do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë.