Dendias në Serbi: Të arrihet një marrëveshje me Kosovën, ndryshimi i kufijve rrugë prapa

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias pas takimit me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Nikola Selakoviq e ka ripërsëritur qëndrimin për Kosovën.

Dendias shtoi se ndryshimi i kufijve nuk është rruga përpara dhe se duhet ndërtuar stabilitet dhe prosperitet rajonal, në mënyrë që të përmirësohet bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal.

Dendias: Gjithashtu kemi diskutuar për Kosovën dhe kam ripërsëritur qëndrimin tonë për Kosovën. Dhe nevoja për të parë përparim atje, për të arritur në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe qasjeve të BE-së. Biseduam edhe për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, ku isha vetëm pak ditë më parë.

Dua të përsëris këtu sot atë që thashë në Sarajevë. Ndryshimi i kufijve nuk është rruga përpara. Ne duhet të përpiqemi të ndihmojmë, duhet të kapërcejmë dallimet dhe të punojmë së bashku për të sjellë paqen në të ardhmen tonë të përbashkët. Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, ne duhet të përpiqemi të ndërtojmë stabilitet dhe prosperitet rajonal, në mënyrë që të përmirësojmë bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal.