Itali/ Të burgosurit i vënë zjarrin burgut
Nga Ora News Përditësimi i fundit 4 Qershor 2022, 09:19
Një grup të burgosurish nga provinca e Kremones, i vunë zjarrin qelive të burgut.
Kjo ishte në shenjë proteste për shkak të keqmenaxhimit të një ilaçi psikiatrik.
Flakët u përhapën duke u përfshirë dy seksione paraburgimi në dy katet e ndërtesës, katin e dytë dhe të tretë. Kjo bëri të detyrueshme evakuimin e rreth 80 personave.
Ndërkohë forcat zjarrëfikëse mbërritën në vendngjarje, por u deshën disa orë për të fikur flakët.
