Një rast i dyshimtë me linë e majmunit në Kosovë

Nga Kosova raportohet një rast i dyshimtë me linë e Majmunit (Monkeypox). Pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit” njofton ministria e Shendetësisë.

Mësohet se ai eshtë i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK me datën 03/06/2022 dhe i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet për analiza laboratorike. Gjendja e pacientit është stabile. Po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve. Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Hollandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara. Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, njofton qytetarër e Republikës së Kosovës, se për çdo informatë të re, opinioni publik do të informohet në kohë reale, dhe se situata është e qetë dhe stabile.