Kosovari dënohet me 46 muaj burgim dhe dëbohet për shtatë vjet nga Zvicra

Një kosovar është dënuar me 46 muaj burgim dhe më pas do të dëbohet për shtatë vite nga Zvicra.

Më 5 tetor 2019, 22-vjeçari në drejtimin e një BMW aksidentoi një Ford Focus në të cilën ishin një grua dhe vajza e saj. Ato mbetën të lënduara rëndë.

Gati 3 vjet pas aksidentit Gjykata e Qarkut e Dietikonit shpalli dje dënimin për kosovarin

Gjatë seancës gruaja u shpreh se ende po vuajnë pasojat nga ai aksident dhe jeta e tyre është kthyer përmbys, shkruan e përditshmja zvicerane Tagblatt.