Vuçiç thirrje BE-së: Shtyni negociatat me Ballkanin Perëndimor për në dhjetor
Presidenti serb Aleksander Vuçiç, tha të enjten se priste që samiti BE- Ballkani perëndimor në 23 qershor të mos merrte një vendim për përshpejtimin e negociatave në qershor.
Sipas tij vendime të tilla mund të merren në samitin e ardhshëm nga Parisi, Brukseli dhe Berlini, në dhjetor të këtij viti.
Duke folur në një panel të forumit GLOBSEC 2022 mbi partneritetin Serbi-BE, Vuçiç tha se vendet anëtare të BE-së dhe Brukseli duhet të tregojnë vendosmëri mbi çështjen e negociatave.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit britanik Tim Judah nëse Serbia dhe vendet e rajonit do ta shfrytëzonin situatën aktuale për të përshpejtuar negociatat për anëtarësimin në BE si Ukraina dhe Moldavia, Vuçiç tha se megjithëse disave fjalët e tij mund ti duken qesharake, ai si një politikan veteran, thotë se i ka mësuar mjaft mirë mësimet politike për këtë çështje.
"Kur shkojmë në Bruksel, shpesh mesazhet janë të njëjta, pavarësisht se kush është nga Ballkani Perëndimor; se duhet të përshpejtojmë procesin e integrimit dhe të shfrytëzojmë këtë apo atë mundësi.
Por njerëzit janë ngopur me historitë që i kanë dëgjuar tash e 10 apo 15 vjet, sepse asgjë nuk po ndodh," vuri në dukje Vuçiç, raporton Tanjug.
