Hallet e reja të Begajt, Meta do t’i trashëgojë çështjen e detit, Ballkanin e Hapur e Gjykatën Kushtetuese

Pasi u zgjodh President i Republikës, Bajram Begaj do të duhet të qëndrojë në pritje të marrjes së detyrës deri në datën 24 korrik, kur Ilir Meta do të duhet ti dorëzojë mandatin e kreut të shtetit shqiptar.

Sipas protokollit, menjëherë pas përfundimit të votimit Begaj është marrë në mbrojtjen e Gardës së republikës ndërsa do të duhet të përgatitet edhe për stafin e bashkëpunëtorëve, por po ashtu në bashkëpunim me Metën do të nis dorëzimi gradual i detyrave.

Por me emërimin e tij duket se do të rikthehen edhe një herë përballjet e forta të mbetura pezull dhe të cilat kanë prodhuar jo pak debate. Së pari mbetet çështja e negociatave të detit.

Presidenti në detyrë Ilir Meta ka akuzuar se ka qenë kryeministri i cili nuk ka bërë transparencë për bisedimet. Ndërsa nga Athina zyrtare është theksuar se pengesë për marrëveshjen e kufijve ka qenë pikërisht meta.

Gjithsesi palët janë në të njëjtin qëndrim, çështja do të duhet të zgjidhet në gjykatën ndërkombëtare, firmë për të cilën do të duhet të vendosë president i ri.

Plotësimi i ambasadave apo është një tjetër temë kur mes qeverive dhe presidentëve ka pasur debat. Së fundi Meta i është përgjigjur akuzave se nuk ka dekretuar emra, por nga ana tjetër edhe nga qeveria nuk janë ndërmarrë nisma duke e parë me rezervë reagimin që mund të kishte presidenti.

Drejtësia është një tjetër fushë ku do të shihet roli i Begajt. Gjykata Kushtetuese mbetet ende e paplotë, ashtu siç edhe emërimet në këshillin e emërimeve në drejtësi, kur debatet mes mazhorancës dhe kreut të shtetit kanë qenë të ashpra

Shtatori shihet edhe si një mundësi e ndryshimeve në qeveri, ku duket se Rama mund ta ketë më të lehtë në propozimin e emrave. Ka qenë meta i cili ka refuzuar në vitin 2019 emërimin e Genc Cakajt si ministër të jashtëm apo duke shtyrë dhe dekretimin për Sandër Lleshajn.

Pas 24 korrikut vetë Meta duket se do të marrë drejtimin e LSI duke iu rikthyer betejës politike, por nga ana tjetër vetë Rama do të jetë më i qetë në marrëdhëniet me presidentin.