Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Një serb i cili dyshohet se për krime lufte është arrestuar ditën e sotme në Kosovë.

Policia e Kosovës bën me dije se  i arrestuari dyshohet se ka kryer krime kundër popullatës civile në Kosovë në periudhën 1998-1999 në fshatin Gurakoc të Istogut.

Mediat kanë raportuar se bëhet djalë për Caslav Joliq, polic në Beograd, ndërs akuzohet për rrahjen e një kosovari nga fshati Gurrakoc pak para përfundimit të luftës.

Po ashtu ai akuzohet për tortura dhe maltretim të popullsisë civile në Istog si rezervist në ish-policinë serbe.