Dendias nga Serbia: Turqia po vë në dyshim haptazi sovranitetin grek mbi ishujt e Egjeut

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias pas takimit me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Nikola Selakoviq foli edhe për marrëdhëniet me Turqinë.

Dendias tha se ka një përshkallëzim të paprecedentë nga ana e Turqisë me retorikë dhe kërcënimet revizioniste, sipas Greqisë.

Ai shtoi se Turqia po vë në dyshim hapur sovranitetin grek mbi ishujt e Egjeut, duke bërë akuza të pabaza.

Dendias: Dhe e informova ministrin për përshkallëzimin e paprecedentë me të cilin po përballemi, për retorikën dhe kërcënimet revizioniste që burojnë nga fqinji ynë, Turqia. Dhe nënvizova ndryshimin cilësor, pasi Turqia ka deklaruar publikisht dhe vazhdimisht se dëshiron të ndërpresë të gjitha lidhjet me Greqinë. Dhe Turqia po vë në dyshim hapur sovranitetin grek mbi ishujt e Egjeut, duke bërë akuza të pabaza.

Dhe më duhet ta them hapur se ne i hedhim poshtë totalisht këto akuza. Ne mbetemi të vendosur në mbrojtjen e interesave tona. Në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, të drejtën ndërkombëtare të detit, kartën e OKB-së.