Shkatërrohet “biznesi” familjar i kokainës në Rodos, në pranga nëna shqiptare dhe i biri, në kërkim babai
Dy shqiptarë, nënë e bir, janë arrestuar ditën e sotme në Rodos nga punonjësit e policisë së Prokurorisë së Narkotikëve pranë Nëndrejtorit të Sigurisë Rodos.
Ndërkohë një tjetër 43-vjeçar shqiptar është në kërkim, babai i familjes, ndaj të cilit është ngritur një kallëzim penal për furnizim, posedim dhe trafik droge.
43-vjeçari në kërkim është i njohur i vjetër i Autoriteteve në Athinë dhe i markuar për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikut të drogës dhe zjarrvënie në dyqane.
Përveç kësaj, në dosjen e lëndës narkotike janë përfshirë edhe katër persona të tjerë të përfshirë në tregtinë e drogës.
Pas një hetimi disaditor policor, u konstatua se djali 24-vjeçar i familjes, merrte dhe shpërndante te të tretët sasi droge për llogari të 43-vjeçarit.
Për t'i dhënë fund veprimtarisë së tyre kriminale, u organizua një operacion policor në kuadër të të cilit, u lokalizua 24-vjeçari i cili po merret një pako, nga një kompani transporti, ku u konstatua kokainë me peshë 1 kilogramë e 191 gram.
Gjithashtu, ati iu gjetën edhe tre dokumente të transfertave në vlerë prej 6788 euro.
Pas kontrollit në banesën ku banonte 43-vjeçari u gjet kokainë me peshë 411.8 gramë, kanabis 1 kilogram e 597 gramë dhe shuma prej 6100 euro.

