CNN: Marrëveshja Vuçiç-Putin për gazin, e çon Beogradin më larg BE
Marrëveshja e fundit me gazin, shkruan media amerikane CNN, ka frikësuar disa zyrtarë dhe analistë evropiane, se Serbia mund të jetë një hap më larg integrimit në BE, se vendet e tjera kandidate të rajonit tonë.
Të dielën, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç njoftoi se vendi i tij kishte rënë dakord për një marrëveshje të re trevjeçare për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm.
Në anën tjetër të kontinentit, liderët e BE-së u miratuan një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Moskës e cila hasi kundërshti nga disa vende anëtare.
Dhe Brukseli u detyrua të bënte një përjashtim për naftën që importohet në Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke nëpërmjet tubacioneve.
Serbia edhe pse nuk është anëtare e BE-së, është pjesë e planit të zgjerimit të unionit, duke i parë shtetet e Ballkanit Perëndimor si kyçe për sigurinë evropiane aq më tepër në momentet e agresionit rus në Ukrainë.
Media amerikane CNN ka bërë një analizë lidhur me marrëveshjen e re të presidentit Vuçiç me homologun e tij rus, Putin sa i përket gazit, për të cilën shkruan se lideri serb e ka bërë Brukselin me dhimbje koke.
Beogradi shihet si vendimtar në rajon sa i përket bisedimeve për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën.
Dhe për shkak të madhësisë, popullsisë, por edhe vendndodhjes gjeografike, Serbia mbetet një aktor kryesor gjeopolitik i rajonit.
CNN shkruan se Beogradi është shumë i varur nga Moska kur vjen puna te gazi, armatimet ushtarake, duke u bërë një përfituese madhore nga marrëdhënia me Rusinë.
Për shkak të këtyre lidhjeve, edhe nëse Serbia fiton çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, nuk do të dëshironte t’i digjte urat e saj me Kremlinin.
Edhe pse Serbia i ka mbështetur disa rezoluta të OKB-së, ku dënohet agresioni rus, Beogradi nuk e ka sanksionuar Moskën dhe nuk është rreshtuar krah vendeve të BE-së, sikundër kanë bërë shtetet e tjera kandidate për anëtarësim.
