Ironia: I dekoruar nga Meta, kush është kandidati për president Bajram Begaj?
Kryeministri Edi Rama bëri me dije se PS dortë mbështesë kandidaturën e Bajram Begajt për president të ri të vendit.
Bajram Begaj, emri i zgjedhur si kandidat për president të republikës aktualisht është shef i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura.
Ai ka 31 vjet që shërben në ushtri, ndërsa ka përfunduar studimet ushtarake si dhe një sërë specialitetesh të tjera.
Detyrën ai e ka marrë në 29 korrik të vitit 2020, ndërsa në 3 korrik të atij viti ka marrë edhe gradën gjeneral major me dekret të Ilir Metës, detyrën e të cilin do ta mbajë nëse merr më shumë se 71 vota në parlament.
Më gradën Gjeneral, Begaj ka lindur në 20 mars 1967 dhe është i lindur në qytetin e Rrogozhinës.
Para marrjes së rolit të shefit të shtabit ai shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.
Po ashtu ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998.
Tashmë do të pritet seanca të shtunën në mbrëmje për të konfirmuar nëse gjenerali e konfirmon pranimin e kandidaturës për t’iu nënshtruar me pas votimit në kuvend ku duhet të marrë të paktën 71 vota
Ky është rasti i dytë kur në detyrën e presidentit votohet një gjeneral, i pari ka qenë Alfred Moisiu që mori mandatin në vitin 2002 deri në 2007.
