Aksident në Sarandë, makina përplaset me pemën, plagoset drejtuesi dhe pasagjeri

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (2 Qershor) në Sarandë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë të kryqëzimi në afërsi të rrugës Nr.4 të qytetit.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer.

Të dy janë transportuar drejt spitalit ku do marrin mjekim nga mjekët.

Ndërkohë si pasojë janë dëmtuar edhe automjete të tjetra, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Aksident në Sarandë, makina përplaset me pemën, plagoset